Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH në Maqedoni: Me organet e dhuruara, është shpëtuar jeta e dy pacientëve me transplantim të mëlçisë dhe veshkës

Lajme 20/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme kumtoi se janë kryer transplantim i mëlçisë tek një pacient 67-vjeçar dhe veshkës tek njjë grua 51-vjeçare pasi që familja e personit të vdekur solli vendim për t’i dhuruar organet e tij.

Në kumtesë ceket se në çastin më të vështirë, një familje solli vendimin që do të thotë jetë.

Me humanizmin dhe bujarinë e tyre, është shpëtuar një jetë njeriu përmes transplantimit të mëlçisë tek një pacient 67-vjeçar, ndërsa një pacienteje tjetër, e moshës 51-vjeçare, i është dhuruar mundësia e re për jetë më cilësore me transplantimin e veshkës. Pacientët janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe janë liruar për mjekim shtëpiak, theksojnë nga MSH.

“Këto ndërhyrje mjekësore janë njëkohësisht edhe histori shprese, solidariteti dhe akti më i lartë i altruizmit. Nuk ka akt më të madh sesa, në moment dhimbjeje, të dhurosh jetë. Kjo familje tregoi çfarë do të thotë humanizëm i vërtetë; vendimi i tyre do të jetojë përmes atyre që kanë marrë një shans të ri. Mirënjohje e madhe për familjen e donatorit për këtë akt human, pas humbjes së një anëtari të familjes së tyre”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Koordinatorja kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska, shpreh mirënjohje të madhe për familjen, pa pëlqimin e së cilës nuk do të ishte e mundur të realizoheshin këto transplantime. Pas çdo transplantimi qëndron një histori njerëzore. Këtë herë është një histori për guxim dhe dhurim jete. Ky është akti më i lartë i solidaritetit që një shoqëri mund të ketë.

Njëkohësisht, shprehim falënderim për koordinatorët e transplantimit dhe për të gjitha ekipet mjekësore nga Klinika për anestezi, reanimacion dhe mjekim intensiv, Klinika për kirurgji digjestive, Klinika për urologji, Klinika për gastroenterohepatologji, Klinika për nefrologji dhe Instituti për transfuzion, për punën e tyre të përkushtuar dhe të palodhur.

Artikulli paraprakNë Klinikën e Onkologjisë nis renovimi i ashensorit, paralajmërohen vështirësi të përkohshme në qarkullim
Artikulli i rradhës Ëndrrat ndikojnë në humorin e mëngjesit, frika lidhet me gjendje më të keqe

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.