Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: 1 në 6 europianë vuan nga një çrregullim i shëndetit mendor – shumë prej tyre pa trajtim

Jetë 20/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një në gjashtë persona në Europë jeton me një çrregullim të shëndetit mendor, ndërsa një në tre prej atyre që vuajnë nga ky shkak, nuk marrin trajtimin që u nevojitet, deklaruan studiuesit në një konferencë të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH.

Edhe më dramatike janë të dhënat që lidhen me psikozën: një në katër persona që vuajnë prej saj nuk kanë qasje në trajtim ose një rrugë kujdesi.

Takimi bëri bashkë 31 vende që nënshkruan një angazhim të përbashkët: ta bëjnë shëndetin mendor një komponent strukturor të të gjitha politikave publike. Me pandeminë COVID-19, rastet e ankthit dhe depresionit janë rritur me 25%.

Në Rajonin Europian të OBSH-së, pasojat janë të dukshme veçanërisht midis grupeve më të prekshme: 11% e adoleshentëve kanë sjellje problematike që lidhen me mediat sociale, një në katër vajza 15-vjeçare deklaron se ndihet e vetmuar pothuajse gjithmonë dhe e njëjta gjë vlen edhe për një në katër 60-vjeçarë.

Ndër të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç, vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjes. Përballë kësaj, mbetet një mungesë serioze e profesionistëve të shëndetit mendor. Gjatë konferencës së Parisit, delegatët miratuan “Deklaratën e Parisit”, një dokument që përshkruan udhëzime të përbashkëta.

Shëndeti mendor, njihet si një përgjegjësi kolektive, e cila kërkon veprim të koordinuar në sektorët e arsimit, punës, planifikimit urban, medias, drejtësisë dhe kulturës.

Ndër prioritetet: përfshirja e pacientëve në proceset e vendimmarrjes, promovimi i hapësirave publike që nxisin përfshirjen dhe mirëqenien mendore, si dhe sigurimi i shkrim-leximit dixhital për përdorim të sigurt të internetit e mediave sociale.

Kur e ndërthurim mirëqenien mendore në çdo vendim, bëjmë shumë më tepër sesa thjesht lehtësojmë vuajtjet: ndezim dinjitet, shpresë dhe mundësi për të gjithë, thekson drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh me trupin tuaj kur filloni të hani më shumë fibër?
Artikulli i rradhës Raste të fruthit në rritje – Infektologu Ramadani: Shkak mund të jetë mosvaksinimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.