Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur filloni të hani më shumë fibër?

Jetë 20/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga trendet më të fundit në TikTok, i njohur si “fibermaxxing”, inkurajon njerëzit të konsumojnë më shumë fibra në çdo vakt dhe ushqim të vogël. Ndryshe nga disa trende të tjera ushqimore, ky zakon mund të jetë i dobishëm nëse praktikohet me maturi, duke ndihmuar të rriturit të arrijnë sasinë e rekomanduar prej 25–38 gramë fibra në ditë.

– Përmirësohet shëndeti i zemrës

Sipas një përmbledhjeje, personat që ndjekin një dietë të pasur me fibra mund ta ulin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe për infarkt në tru me 7% deri në 24%.

Studiuesit besojnë se fibrat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës përmes uljes së tensionit të gjakut, reduktimit të inflamacionit dhe përmirësimit të yndyrnave në gjak. Dietat me shumë fibra janë gjithashtu të lidhura me uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

– Mund të humbni peshë

Fibrat ngadalësojnë tretjen dhe ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, çka mund të jetë e dobishme për menaxhimin e peshës.

Në një studim, 63% e pjesëmarrësve humbën mesatarisht rreth 3 kg pas një diete të pasur me fibra për 16 javë. Ata që humbën peshë konsumuan ndjeshëm më shumë ushqime të pasura me fibra.

– Keni lëvizje të rregullta të zorrëve

Dy llojet e fibrave – të tretshme dhe të patretshme kanë rol të rëndësishëm në rregullimin e jashtëqitjes.

Fibrat e patretshme nxisin kalimin më të shpejtë të mbetjeve në zorrë, ndërsa fibrat e tretshme thithin ujë dhe e zbusin jashtëqitjen.

Drithërat, perimet dhe lëkurat e frutave përmbajnë fibra të patretshme, ndërsa të tretshmet gjenden në tërshërë, arra, bishtajore dhe disa fruta e perime.

– Përmirësohet sheqeri në gjak

Fibrat ngadalësojnë tretjen dhe nxisin rritjen e baktereve të dobishme në zorrë.

Një përmbledhje sistematike ka treguar se këto procese ndihmojnë në përmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak tek personat me diabet të tipit 2.

Plotësimi i nevojave për fibra është lidhur me përmirësim të niveleve të hemoglobinës A1c me kalimin e kohës.

– Shëndeti i zorrëve përmirësohet

Disa lloje të fibrave ndihmojnë në formimin e jashtëqitjes, ndërsa të tjera fermentohen në zorrën e trashë. Ky fermentim ushqen bakteret e mira, si prebiotikët, dhe prodhon acide yndyrore me zinxhir të shkurtër (SCFA) që ndihmojnë në shëndetin e zorrëve. Fibrat mund të parandalojnë rritjen e baktereve të dëmshme dhe të ndihmojnë në ruajtjen e një mikrobiome të ekuilibruar.

– Inflamacioni mund të ulet

Një studim me të moshuar tregoi se rritja e marrjes së fibrave me 5 gramë në ditë uli nivelet e proteinës C-reaktive (CRP), një shënues i inflamacionit në gjak. Fibrat nga drithërat patën efektin më të fortë në uljen e inflamacionit, i cili lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës dhe kancer.

– Rreziku për depresion mund të ulet

Studimet kanë treguar se suplementet me fibra mund të ulin rrezikun për depresion. Një meta-analizë gjeti se rritja e fibrave me 5 gramë në ditë lidhej me ulje 5% të rrezikut për depresion. Këto efekte mund të shpjegohen me lidhjen e ndërlikuar mes zorrëve dhe trurit, megjithëse kërkohen më shumë studime për të konfirmuar.

– Rreziku për kancer kolorektal mund të ulet

Studiuesit sugjerojnë se fibrat mund ta ulin rrezikun për kancer kolorektal duke ndërvepruar me acidet biliare, duke rregulluar zorrët dhe duke përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të traktit tretës.

Acidet yndyrore të prodhuara nga fibrat, si butirati, mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe kështu të reduktojnë rrezikun për këtë lloj kanceri. Kërkime të tjera janë të nevojshme në këtë fushë.

Si të konsumoni më shumë fibër?

Zgjidhni drithëra të plota: Tërshëra, elbi, gruri, orizi kaf, misri dhe kuinoa janë burime të shkëlqyera fibrash. Të paktën gjysma e marrjes ditore të drithërave duhet të vijë nga ato të plota.

Shtoni arra dhe fara: Janë të pasura me fibra dhe ideale për mesvakte apo shtesa në sallata, supa, gjellëra, kos apo tërshërë. Bajamet përmbajnë rreth 3 gramë fibra për racion.

Hani më shumë fruta: Të gjitha frutat përmbajnë fibra, shumica nga të dy llojet. Lëkurat e frutave janë veçanërisht të pasura me fibra.

Mbusheni pjatën me perime: Përfshirja e perimeve në çdo vakt ndihmon në rritjen e marrjes së fibrave. Rekomandohet të konsumohen të paktën 2.5 gota perime në ditë. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakNgasja e biçikletës lidhet me rrezik më të ulët për demencë
Artikulli i rradhës OBSH: 1 në 6 europianë vuan nga një çrregullim i shëndetit mendor – shumë prej tyre pa trajtim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.