Spitali i Përgjithshëm, “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se është furnizuar me aparaturë për realizimin e gastroskopisë dhe kolonoskopisë.
Sipas njoftimit të spitalit kjo pajisje do t’ua mundësojë specialistëve të kryejnë kontrolle më precize e të bëjnë diagnostikim më të shpejtë e të saktë të problemeve të traktit tretës duke hapur rrugë për trajtim më adekuat dhe efikas për pacientët e këtij spitali, transmeton Gazeta Shneta./Gazeta Shneta/


