Një studim i fundit amerikan konfirmon se për të mbajtur mendjen të mprehtë në plakje, është e rëndësishme të ushqehesh mirë, të qëndrosh fizikisht aktiv dhe të stimulojë trurin.
Studimi i publikuar në “JAMA”, tregon se të moshuarit që ndjekin një kombinim të zakoneve të shëndetshme arrijnë rezultate në testet e trurit si të ishin një apo dy vjet më të rinj.
Në studim morën pjesë persona në të 60 dhe 70-at, të cilët praktikuan ushtrime fizike mesatarisht intensive katër herë në javë, përfshirë edhe ushtrime të shtrirjes dhe forcimit, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Ata ndoqën dietën “MIND”, e cila favorizon perimet me gjethe, fruta pylli, drithëra integrale, pulë dhe peshk, duke kufizuar mishin e kuq, ushqimet e skuqura dhe sheqernat. Përveç ushqimit dhe aktivitetit fizik, pjesëmarrësit bënin stimuj truri përmes një programi online dhe përfshiheshin në aktivitete sociale.
Grupi që kishte mbështetje më të madhe tregoi përmirësim të dukshëm në funksionin kognitiv në krahasim me grupin kontrollues. Studimi thekson rëndësinë e kombinimit të ushtrimeve fizike, dietës dhe stimulimit mendor, si dhe mbajtjen e zakoneve për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme mendërisht.
Pjesëmarrësit planifikojnë të vazhdojnë ndjekjen e këtyre zakoneve, duke treguar se përfitimet janë fizike, mendore dhe emocionale. Studiuesit do të ndjekin rezultatet për katër vite të tjera për të kuptuar ndikimin afatgjatë. /Gazeta Shneta/


