Një studim i ri i publikuar në Scientific Reports tregon se gjurmuesit e aktivitetit fizik nuk matin saktë kaloritë e djegura tek personat me obezitet, për shkak të ndryshimeve në ecje, ritëm dhe harxhimin e energjisë.
“Shumë persona me obezitet ushtrojnë fort, por pajisjet nuk e reflektojnë këtë,” tha Dr. Nabil Alshurafa nga Universiteti Northwestern, që udhëhoqi studimin.
Ekipi i tij ka zhvilluar një algoritëm të ri, që rrit saktësinë e matjeve në smartwatch-e mbi 95%.
Ky algoritëm është i hapur për publikun dhe synon të përmirësojë aplikacionet që matin aktivitetin fizik, veçanërisht për ata që kanë më së shumti nevojë për to./Gazeta Shneta/


