Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komplikimet gjatë shtatzënisë lidhen me rrezik më të lartë për goditje në tru

Jetë 25/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë që përjetojnë komplikime gjatë shtatzënisë përballen me rrezik më të lartë për goditje në tru në vitet që pasojnë, sipas një studimi të publikuar në “European Heart Journal”.

Studimi analizoi të dhënat e mbi 2 milionë grave në Suedi gjatë një periudhe 40-vjeçare dhe zbuloi se gratë që kishin presion të lartë të gjakut, diabet të shtatzënisë, lindje para kohe ose fëmijë me peshë të ulët në lindje kishin rrezik të shtuar për goditje në vitet e mëvonshme të jetës, raporton Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit e udhëhequr nga Prof. Casey Crump nga Universiteti i Teksasit (UTHealth Houston) e konsiderojnë shtatzëninë si një “test natyral stresi” që mund të zbulojë probleme kardiovaskulare përpara se ato të zhvillohen. Në analizë, 30% e grave kishin përjetuar të paktën një komplikim të tillë.

Rreziku për goditje në tru ishte gati i dyfishuar për gratë me presion ose sheqer të lartë gjatë shtatzënisë. Ky rrezik ishte 40% më i lartë për lindjet para kohe, 36% për gratë me preeklampsi dhe 26% për gratë që lindën fëmijë me peshë të ulët.

Autorët rekomandojnë që gratë me histori të tillë të monitorohen në periudha afatgjate dhe të mbështeten për të reduktuar faktorët e tjerë të rrezikut, si mbipesha, presioni i lartë, diabeti dhe mungesa e aktivitetit fizik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Pajisjet e fitnesit nuk janë të sakta për personat me obezitet
Artikulli i rradhës Cigaret elektronike njëpërdorimëshe mund të lëshojnë më shumë metale toksike se ato tradicionale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.