Një studim i ri i botuar në JAMA Pediatrics tregon se vaksina kundër virusit human papilloma (HPV) po redukton infeksionet që shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës, madje edhe te gratë që nuk janë vaksinuar.
Hulumtimi, i zhvilluar mbi mbi 2,300 gra të reja në Cincinnati gjatë periudhës 2006–2023, tregon se infeksionet me HPV ranë ndjeshëm mes grave të vaksinuara:
98% për gratë me vaksinën 2-valente
94% për gratë me vaksinën 4-valente
76% për gratë me vaksinën 9-valente
Por, ndikimi i vaksinës nuk kufizohet vetëm tek të vaksinuarit. Infeksionet ranë gjithashtu 72–76% te gratë e pavaksinuara, duke treguar efektin e imunitetit kolektiv, ku mbrojtja përhapet në komunitet kur një pjesë e madhe e popullsisë vaksinohet, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Sipas profesoreshës Jessica Kahn, kryetare e patologjisë në Albert Einstein College of Medicine, këto rezultate konfirmojnë efektivitetin e vaksinës në botë reale dhe nënvizojnë potencialin për të eliminar kancerin e qafës së mitrës globalisht.
Vaksinimi i hershëm dhe mbulimi i lartë, përfshirë edhe djemtë dhe vajzat, ndihmojnë në uljen e transmetimit të virusit dhe rritin mbrojtjen për të gjithë komunitetin.
Ekspertët theksojnë se zgjerimi i përdorimit të vaksinës, së bashku me kontrollet dhe trajtimet, mund të shënojë një nga sukseset më të mëdha në shëndetësinë publike: eliminimin e kancerit të qafës së mitrës.




