Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar dy (2) raste pozitive me COVID-19.
Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se pesë (5) qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së nuk ka të hospitalizuar.
Aktualisht në nivel vendi janë 16 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/