Për shtatë ditë në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike janë kryer 204 lindje prej tyre 74 përmes operacionit.
Sipas të dhënave javore të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në sallat e intervenimeve kirurgjike janë kryer 21 operime urgjente.
“Në sallat e operacionit, janë realizuar 21 operacione urgjente, ndërsa janë kryer edhe 21 vizita ambulantore dhe janë ofruar 906 shërbime diagnostike- laboratorike”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. /Gazeta Shneta/