Ndërsa ekspertët vazhdojnë të mësojnë më shumë rreth Covid-19, ata po identifikojnë një numër në rritje të simptomave shqetësuese të lidhura me virusin.
Studimet kanë treguar efektin që COVID-19 mund të ketë në trurin e pacientëve, përfshirë halucinacione, goditje në tru dhe ngathtësi përcjell Gazeta Shneta.
Dhe një studim tjetër i kohëve të fundit ka identifikuar deliriumin si një simptomë tjetër e koronavirusit në mesin e atyre të diagnostikuar, duke prekur deri në 25 përqind të pacientëve me Covid-19.
Një studim i zhvilluar përgjatë muajit korrik i botuar në revistën Brain ekzaminoi problemet neurologjike në 43 pacientë me koronavirus që u trajtuan në Spitalin Kombëtar Neurologji dhe Neurokirurgji në Londër midis periudhës 9 prill dhe 15 maj.
Nga 43 pacientë, 10 prej tyre kishin simptomën e deliriumit (konfuzionit). Sipas Klinikës Mayo, deliriumi përkufizohet si një shqetësim serioz në aftësitë mendore që rezulton në të menduarit e hutuar dhe uljen e vetëdijes për gjërat që zhvillohen në mjedisin e jashtëm.
Në anën tjetër është thënë se: “Pacientët me forma të tjera të koronavirusit, siç janë tipit SARS dhe MERS, kanë përjetuar gjithashtu probleme neurologjike,” thanë autorët e studimit për Newsweek.
Mjekët besojnë se efektet në tru kanë të bëjnë me ndikimin e viruseve në sistemin nervor ose nga një rezultat i inflamacionit dhe jo një simptomë të drejtpërdrejtë e virusit. /Gazeta Shneta/