Në javën e 25-të të shtatëzanisë suaj, foshnja po vazhdon të rritet dhe të fitojë peshë. Poashtu keni filluar të ndjeni shkelmat që bëhen më të forta dhe me gjasë më të dukshme gjatë kësaj kohe.
Në javën e 25-të të shtatëzanisë, foshnja është e gjatë 31.8 centimetra nga maja e kokës deri në thembra. Këtë javë, fëmija peshon pak më shumë se 778 gram shkruan VeryWellFamily përcjell Gazeta Shneta.
Flokët në kokën e foshnjës po rriten. Flokët e tipit lanugo ose të butë, e të imëta, që mbulojnë trupin e foshnjës, janë të përcaktuara dhe theksuara më mire gjatë kësaj jave.
Deri në javën e 21-të, palca e eshtrave do jetë një zhvillim i madh tek foshnja. Pas javës së 24-të, palca e eshtrave është vendi kryesor i prodhimit të qelizave të gjakut në trupat e tyre.
Për më shumë informacione në lidhje me komplikimet e shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Tani funksionon poashtu dhe pjesa e hundës që mund të ndiejë aromën. Foshnja tani mund të nuhasë erë dhe aromë në lëngun amniotik.
Në anën tjetër shumë gra shtatzëna kanë javë që ndjejnë shkelma të bebeve, por më në fund mund të bëhen më të dukshme për nënat e herës së parë pikërisht këtë javë.
Ju gjithashtu mund të jeni duke përjetuar kontraktime të tipit Braxton Hicks, dhimbje barku dhe dhimbje në këmbë, urth, kongjestion të hundës dhe ndryshime në vizion.
Simptoma të tjera që mund të vëreni janë një rrahje në gjoks ose një skuqje dhe ndjesi kruajtje.
Kruajtja është një simptomë në 20% deri në 40% të shtatëzënive që ka tendencë të fillojë rreth javës së 25-të.
Kryesisht mund të zhvillohet në bark dhe gjoks, por mund të shfaqet edhe në pjesë të tjera të trupit.
Shkaku nuk është kuptuar plotësisht, por ndryshimet e hormoneve së bashku me shtrirjen dhe pozicionin e foshnjës pastaj dhe thatësia e lëkurës mund të luajnë një rol. /Gazeta Shneta/