29 raste pozitive me COVID-19 regjistrohen në Kosovë

2022-06-23 në ora 12:26

29 mostra kanë rezultuar pozitive me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 280 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bënë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shëruar 15 qytetarë ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë dhënë 37 doza të vaksinës anti-COVID.

Aktualisht në Kosovë janë 168 raste aktive me SARS-CoV-2. /Gazeta Shneta/