Vdes regjisorja Vjosa Berisha

2022-06-23 në ora 13:48

Ditën e sotme ka vdekur regjisorja Vjosa Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, përmes një postimi të bërë në Instagram.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot më 23 qershor, në spitalin ‘University College Hospital’ në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, shkroi ai./Zëri/