Albert Lila, ish-kandidat për deputet nga radhët e partisë Alternativa dhe kushëri i bashkëshortit të Mimoza Kusari-Lilës, ia ka mësyrë garës për drejtor në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë shkruan Gazeta Shneta.
Në një prononcim për Gazetën Shneta, Lila thotë se nuk beson se afërsia politike e familjare me kryetaren e Grupit Parlamentar të VV-së do të ketë ndikim në përzgjedhjen e tij në këtë pozitë, të cilën ai nuk e konsideron si nder..
Bile ai pyetjet e gazetare i konsideron si temë “palidhje” me të cilën nuk duhet të merret redaksia e Gazetës Shneta.
“Burrin e Mimozës (Kusari – Lila) e kemi kushëri në familje. Nuk e besoj (që ka me pas ndikim në përzgjedhjen e tij) ta them të vërtetën sot nuk është më ai nderim me u bo drejtor, bile Gazeta Shneta me mujt me pas kujdes në këtë situatë me thirrë kandidaturën para se me dalë, edhe me dal me fol, keni punë më të meçme me përcjellë situatën në krejt këtë kaos se sa me u marrë më thashetheme. Gazeta Shneta po jeni të veçantë me kësi lajme palidhje, çfarë nderimi është sot me u bo drejtor në këtë situatë. Po këto lajmet për spital të Gjakovës e me këto, merruni me punë qera ma mirë merruni me punë tuja”, u shpreh ai për Gazetën Shneta.
Në anën tjetër ai ka qenë edhe kandidatë për deputet në zgjedhjet e vitit 2017, nga radhët e “Alternativës” së Mimoza Kusari – Lilës, megjithkëtë doktori thotë se që nga ajo kohë nuk është marrë më me politik.
“Jo, jam kanë i kyçur në Alternativë si profesionist dhe më nuk jam aktiv me politik që nga ajo kohë”, thotë tutje ai.
Gazeta Shneta ka tentuar të marrë edhe një deklaratë nga deputetja Kusari – Lila, por e njejta nuk ka qenë e qasshme.
Mimoza Kusari-Lila ka qenë kryetare e Komunës së Gjakovës për një mandate, 2013-2017./Gazeta Shneta/




