Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Prizrenit – Qendër rajonale për mbi 200 mijë pacientë në vit: Intervistë me Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj

Lajme 16/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Narqize Arenliu - Hoxhaj, drejtoreshë e Spitalit të Prizrenit Foto: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Prizrenit mbetet një ndër institucionet kryesore shëndetësore të Kosovës, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh për qytetarët nga rajoni dhe më gjerë.

Drejtoresha e këtij spitali, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj, në një intervistë për Gazetën Shneta, thekson se ky është spitali i dytë për nga rëndësia dhe numri i shërbimeve në vend, me mbi 200 mijë pacientë që marrin shërbime aty, përfshirë edhe pacientë nga veriu i Shqipërisë.

“Shërbimet që ofrohen në spitalin tonë përfshijnë të gjitha fushat që i takojnë kujdesit sekondar. Vetëm gjatë vitit të kaluar mbi 195 mijë qytetarë kanë marrë shërbime në Spitalin e Prizrenit” u shpreh ajo.

Në kuadër të shërbimeve të reja janë zhvilluar laboratori i kateterizimit dhe kardiologjia invazive, dhe gjatë kësaj periudhe janë realizuar 771 intervenime në bashkëpunim me mjekë nga QKUK.

“Vitin e kaluar ka hyrë në funksion edhe kardiologjia invazive, ku janë kryer gjithsej 771 intervenime – nga to 198 stentime dhe 573 koronografi – që nga hapja e laboratorit, për pacientët që i përkasin rrethinës së Prizrenit,” tha Dr. Arenliu-Hoxhaj.

Ndërsa sa i përket shërbimit të dializës, Dr. Arenliu-Hoxhaj u shpreh se është një nga shërbimet më të kërkuara.

“Shërbimi i dializës është mjaft i rëndësishëm për regjionin e Prizrenit, ku për momentin marrin shërbime rreth 220 pacientë, përfshirë edhe 17 nga veriu i Shqipërisë, të cilët trajtohen rregullisht me hemodializë në Spitalin e Prizrenit,” shtoi ajo.

Për këto dhe detaje të tjera shihni videon më poshtë:

Artikulli paraprakPërdorimi i smartfonave mund t’i mbrojë të moshuarit nga problemet njohëse si demenca gjatë plakjes
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të dini për hemorragjinë pas lindjes: Këshilla për nënat e reja

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.