Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

3 arsye për të mos fjetur me celularin në krevat

Jetë 03/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse flini me celularin poshtë jastëkut apo në krevat, nuk jeni i vetmi. Sipas studimeve të kryera, rreth 44% e njerëzve flenë me celular në krevat, në mënyrë që mos të humbasin asnjë thirrje apo mesazh të rastësishëm. Mbajtja e celularit në krevat është e rrezikshme për 3 arsye:

1. ­Mund t’i vërë flakën jastëkut

Po, është e pabesueshme por e vërtetë. Kjo fatkeqësi ka ndodhur në Teksas, ku një vajze i mori flakë jastëku gjatë natës. Shkaku ishte bateria e celularit “Samsung Galaxy s4″. Nëse shihni udhëzimet e manualit të telefonave celularë, thuhet se bateria e celularit ka rrezik djegie nëse mbulohet me materiale të trasha.

2­. Ju pengon që të flini gjumë

Telefonat celularë (tabletat, laptopët, TV dhe paisjet e tjera me ekrane LED), lëshojnë një dritë blu, e cila nga studimet rezulton se pengon prodhimin e hormonit melatonin (hormon që sjell gjumin). Drita blu e celularëve lëshon një gjatësi vale të ngjashme me të dritës normale, gjë e cila bën që organet tona të mendojnë se është ditë në çdo kohë. Ajo çfarë duhet të bëni, është ta mbani celularin larg rreth 2 orë para se të flini.

3­. Ka rreziqe shëndetësore

Në fakt, lidhjet e telefonit celular me rrezikshmërinë e disa sëmundjeve mbeten ende të paqarta. Ësht thënë për telefonat celular se lëshojnë doza të vogla të rrezatimit elektromagnetik, të emërtuara si rrezet X dhe mund të çojnë në rritjen e shanseve për të pasur kancer. Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një raporti të 2011, tha se përdorimi i shumtë i celularëve mund të shkaktojë qeliza kancerogjene tek njerëzit, sidomos tek fëmijët, sepse e kanë kafkën e kokës më të hollë se të rriturit.

Attractive blond young sleeping woman in bed with smartphone
Artikulli paraprakPse nuk ndalojmë dot së kruari?
Artikulli i rradhës Prej nga e ka prejardhjen helmi?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.