Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prej nga e ka prejardhjen helmi?

Jetë 03/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Helmi i merimangave dhe shumëkëmbëshave përmban një koktej të tmerrshëm të kimikateve që shërben për t’i vrarë pretë dhe për t’u mbrojtur nga grabitqarët. Disa lloje të tij, si helmi i merimangës gyp-rrjetë, mund të paralizojnë në çast viktimën.

Tash, një studim i ri ka zbuluar origjinën e helmit të tyre dhe sipas raportit, çuditërisht, kjo armë e fuqishme jo vetëm që ka evoluar nga hormone të ngjashme me insulinën, por ky evolucion kishte ndodhur edhe të këmbënyjëtuarit si dhe te shumëkëmbëshat.

Hulumtuesit fillimisht kërkuan për ngjashmëri në mes të proteinave në helm dhe molekulave në hormone. Pasi analizuan sekuencat proteinike, hulumtuesit nuk mundën të gjejnë ngjashmëri gjenetike, por ata zbuluan se ata kishin forma molekulare të ngjashme, shkruan Dritarja.net.

“Nëse e nxjerrim sekuencën nga toksina e merimangës dhe bëjmë një krahasim të të dhënave, vërehet se hormoni është shumë më ndryshe nëse nuk e nxjerr jashtë,” tha përmes një deklarate, autori i studimit Glenn King, nga Instituti për Bioshkencë Molekulare i Universitetit të Queensland. “Por kur ne bëmë një kërkim strukturor dhe e nxorrëm hormonin, ajo çfarë na befasoi neve ishte se sekuenca nuk na dha informacion se nga çka evoluan toksinat, por struktura e bëri këtë në mënyrë shumë të qartë.”

Helmet evoluan nga një hormon që dikur ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit, ngjashëm me atë se çfarë bën insulina te njerëzit. Helmet nuk janë gjithmonë të këqinj, sepse ata mund t’i japin hulumtuesve mundësinë të studiojnë kimikate të ndryshme, dhe gjithashtu mund të zbërthehen. Duke kuptuar më qartë origjinën dhe strukturën e helmeve dhe duke ndryshuar strukturën e tyre kimike, hulumtuesit shpresojnë të zhvillojnë prodhime të reja farmaceutike dhe bioinsekticide. Disa nga këto produkte përfshijnë analgjezikë dhe barna për tensionin e gjakut.

Helmi i shumëkëmbëshit dëshmoi të jetë më stabili nga të gjithë, sepse ndryshimet që përjetoi ishin shumë të vogla.

Hulumtuesit shpresojnë të arrijnë të largojnë helmueshmërinë nga helmi, dhe ta përdorin atë si shabllon inxhinierik për të gjetur zgjidhje për probleme agrikulturore dhe mjekësore. Ndonëse hulumtuesit nuk e kanë të qartë se si saktësisht ky hormon evoloi në një armë të fuqishme për shumëkëmbëshat dhe merimangat, King spekulon se: “Nëse një hormon i bën dëm presë, ai mund të rekrutohet në helm dhe të prodhojë më shumë. Kjo është pika e nisjes prej të cilës pastaj mund të evolojë dhe të bëhet me i fuqishëm.”

Artikulli paraprak3 arsye për të mos fjetur me celularin në krevat
Artikulli i rradhës Mos ua jepni fëmijëve, ky është përbërësi që dëmton mëlçinë e tyre po aq sa alkooli

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.