Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

3 gjërat që i bëjnë çiftet të fjalosen më së shpeshti

Jetë 04/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rachel Sussman, terapiste e martesave në Nju Jork, ka përshkruar problemet më të zakonshme në lidhje, duke filluar nga menaxhimi i parave e deri te punët e shtëpisë.

Sipas saj, ka shumë burime të konfliktit mes çifteve, por çelësi i zgjidhjes, sipas saj, është të filloni duke i përmirësuar aftësitë e komunikimit, transmeton Telegrafi.

Pra, nëse komunikoni mirë, ju mund ta tejkaloni secilin problem.

Sidoqoftë, këto janë arsyet se përse çiftet fjalosen më së shpeshti:

Punët e shtëpisë

Nëse çiftet fjalosen për punët e shtëpisë, Sussman thotë se kjo ndodh pasi që njëri person ndihet sikurse është duke i bërë shumicën e punëve, përderisa tjetri person vetëm rri e pushon.

Në bazë të përvojës së saj, zakonisht personi që punon është gruaja. Prandaj, ajo ka treguar se ndarja e punëve të shtëpisë është faktori i tretë më i rëndësishmi në një martesë të suksesshme.

Rrjetet sociale

Sussman thotë se është rritur numri i ankesave sa i përket shprehive të përdorimit të rrjeteve sociale. Zakonisht çiftet që kanë probleme si pasojë e rrjeteve sociale janë në vitet e tyre të 20’ta apo të 30’ta.

Fjalosjet për rrjetet sociale përfshijnë rastet kur njëri partner rri tërë kohën në ndonjë rrjet social, ose kur partneri mendon se tjetri është i pavarur në telefon.

Financat

Është shumë normale që njëri person të shpenzojë më shumë, e tjetri të kursejë. Por, zakonisht keqmenaxhimi i financave shërben si burim i fjalosjeve mes çifteve dhe mund të shkaktojë probleme më të tilla.

Kështu është e rëndësishme që të konsultoheni me njëri-tjetrin rreth menaxhimit të financave dhe t’i përmbaheni rregullave që ia caktoni njëri-tjetrit.

Artikulli paraprakKujdesi i shtuar ndaj fëmijëve, dëm apo dobi?
Artikulli i rradhës Varësia ndaj videolojërave shpallet zyrtarisht sëmundje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.