Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdesi i shtuar ndaj fëmijëve, dëm apo dobi?

Jetë 04/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në 50 vitet e fundit, koha e kujdesit ndaj fëmijëve është dyfishuar për nënat dhe është katërfishuar për baballarët. Sipas psikoterapistit Daniele Novara, të dhënat nuk janë pozitive, sepse prindërit e sotëm “i mbysin” fëmijët me kujdesin e tepruar duke i penguar ata që të bëhen të pavarur dhe të zotët e vetes.

Emergjenca edukative

Novara shpjegon se dikur asnjë prind nuk shpenzonte kaq shumë kohë me fëmijët, duke ndarë gjithçka me ta. Fëmijët rrinin me bashkëmoshatarët e tyre dhe të rriturit me të rriturit. Sot po përballemi me një emergjencë të vërtetë edukative, thotë ai, pasi prindërit nuk edukojnë, por kujdesen, duke ju ndaluar shumë gjëra fëmijëve të tyre, bëjnë gjëra të tjera në vend që të parandalojnë frustrimet dhe vështirësitë. Por duke vepruar kështu, i pengojnë fëmijët të rriten. Nuk është rastësi që vështirësitë sistematike në autonomitë themelore janë gjithnjë e më të zakonshme tek fëmijët, të tilla si vështirësitë për t’u veshur vetëm, për të përgatitur çantën, për të fjetur në dhomë më vete etj.

Shumë ndërhyrje

Problemi, shpjegon eksperti, është se rreth 30 vite më parë pati një  mutacion antropologjik që na çoi nga një shoqëri komunitare në një shoqëri narcisiste, ku vlerat e individit mbizotërojnë mbi ato të komunitetit. Dhe fëmijët, gradualisht, janë bërë gjithnjë e më të çmuar, unikë, të dashur dhe të kujdesshëm për gjërat, të mbingarkuar nga investimet e mëdha narcisiste të prindërve të tyre. Trajtimi i duhur, në vend të kësaj, është edukimi i fëmijëve, eliminimi i tepërt i kujdesit dhe organizimi i hapësirave dhe kohëve për autonominë e tyre, përfundon Novara. Nëse ne i bëjmë gjërat vetë, në vend që t’i bëjë fëmija, jemi duke e dëmtuar atë.

Qëndrimi i rekomanduar

Në mënyrë që të mos bien në kurthin e kujdesit të tepërt, ekspertët theksojnë se qëndrimi i duhur i prindit është: të shpjegojë, të vëzhgojë, të këshillojë. Me një fjalë: shoqëroni fëmijën tuaj. Pa i gjykuar apo qortuar, prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët e tyre në rritje duke u treguar atyre rrugën se ku duhet të shkojnë, por gjithmonë të gatshëm për të ndërhyrë në rast vështirësie./pernenat

Artikulli paraprakA mund të infektoheni nëse vraponi në një maratonë?
Artikulli i rradhës 3 gjërat që i bëjnë çiftet të fjalosen më së shpeshti

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.