Marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme, por gjërat e gabuara para ose pas saj mund të kenë disa pasoja jo aq të mëdha.
Për gratë, është e nevojshme të kujdeseni për vaginën pas marrëdhënieve në mënyrë që të mos çojë në acarim.
Sipas gjinekologut Leslie, “Kur indet vaginale janë lubrifikuar, vulva juaj fryhet si përgjigje e stimulimit seksual, ajo zbulon hapjen e vaginës që do të thotë se keni një shans më të madh të infeksionit”, transmeton Gazeta Shneta.
Kështuqë nëse dëshironi të mbani vaginën tuaj të shëndetshme, ju sugjerojmë që këto gjëra nuk duhet t’i bëni pas marrëdhënieve:
Të mbani urinën
Bakteret ndonjëherë shtyhen në fshikëzën tuaj kur penisi futet në vaginë, prandaj është e rëndësishme që të urinoni.
Të fërkoheni me sapun
Duhet të shmangni përdorimin e sapunit, sepse thithja e vaginës mund të shkaktojë acarim, thatësidhe madje mund të përjetoni një reaksion alergjik.
Të vishni të brendshme të parehatshme
Të vishni të brendshme seksi para marrëdhënieve është normale por pas seksit hiqni qafe ato dhe kaloni në brekë pambugu sepse vagina duhet të marrë frymë./GazetaShneta/