Një studim i ri në Danimarkë, ka zbuluar se burrat që shkojnë në shtrat herët mund të kenë spermë më të mirë në krahasim me ata që flenë më vonë.
Sipas këtij studimi, burrat që shkojnë në shtrat para orës 10:30 kanë katër herë më shumë të kenë spermë me cilësi më të mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Në të njëjtën ditë, studiuesit shtuan se burrat që kishin rreth tetë orë gjumë kishin gjithashtu më shumë shansë të kishin spermë të shëndetshme sesa ata që kishin më pak se shtatë.
Autorët e studimit sugjeruan që çiftet që duan të kenë fëmijë duhet të marrin parasysh kufizimin e shpërqendrimeve që mund t’i mbajnë ata natën, të tilla si telefoni ose televizioni.
Gjithashtu, studiuesit sugjeruan që burrat që kanë më pak se shtatë orë gjumë natën kishin gjashtë herë më shumë të ngjarë të kishin spermë të dobët./GazetaShneta/