Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

3 shenjat që paralajmërojnë kancerin e zorrës së trashë që asnjë grua nuk bën t’i injorojë

Jetë 27/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë e dimë që parandalimi është hapi i parë në mbrojtjen kundër sëmundjeve si kanceri. Prandaj dëgjojmë shpesh rekomandime të tipit bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit ose kontrolloni nishanet tek dermatologu çdo vit. Por, është koha që t’i kushtoni vëmendje edhe jashtëqitjes gjithashtu.

Shkencëtarët akoma nuk kanë një përgjigje të sigurt. Megjithatë, ka një lajm të mirë: Kanceri i zorrës është forma më e parandalueshme e të gjitha llojeve të kancerit, prandaj, nëse vëreni një nga këto simptoma (sidomos nëse keni një histori familjare me këtë sëmundje), lini një takim me mjekun, menjëherë.

Kancerin e zorrëve mund ta sinjalizojnë shqetësimet në vijim:

1.Njolla gjaku në fekale (ngjyrim i errët i feçeve): Hemorroidet apo një çarje e vogël anale mund të shkaktojnë gjakderdhje (njolla gjaku të ndezur) kur kryeni nevojat personale. Hemorroidet janë shumë të shpeshta si te burrat, edhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithsesi janë një problem kalimtar. Por, është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist nëse keni hemorragji në pjesën e anusit (sidomos nëse ky problem vazhdon për një kohë të gjatë dhe gjaku është në ngjyrë më të errët), sepse mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës, përfshi dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë.

2.Ndryshimi i shprehive të “daljes jashtë”, p.sh. alternime të barkut dhe kapsllëkut: Çdokush zë kaps me raste. Por, një konstipacion për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një bllokimi në zorrën e trashë. Kjo ndodh sepse në fillim të zorrës, jashtëqitja është e butë dhe mund të kalojë çdo pengesë. Por, ndërsa kalon në fund të zorrës, ajo vazhdo të forcohet. Nëse ka ndonjë masë tumorale në fund të rektumit, e bën të vështirë jashtëqitjen. Diarreja që zgjat për shumë ditë mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shqetësues. Jashtëqitja e shpeshtë është simptoma tip.

3.Jashtëqitja është e hollë sa një laps: Nëse ndonjë masë tumorale ka bllokuar zorrën, jashtëqitja fillon të ngushtohet dhe të marrë formën e shiritit për të dalë. Nëse shfaqen edhe simptomat e përmendura më sipër, konsultohuni me një mjek. Mund të jenë shfaqur edhe për ndonjë shkak tjetër, megjithatë është më mirë të jeni në anën e sigurt. Burimi/’’Shëndeti’’

Artikulli paraprakMësoni fëmijët t’i pranojnë dështimet, sa më pare aq më mirë
Artikulli i rradhës A guxojnë bebet të pijnë çaj kamomil?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.