Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A guxojnë bebet të pijnë çaj kamomil?

Jetë 27/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kamomili është një barishte kuruese, që do të thotë se është e njohur për vetitë e saj për të parandaluar dhimbjen nga gazrat dhe për ta qetësuar atë, dhe kjo e bën një produkt ideal për foshnjat e vogla.

Një nga profesoret e universitetit të Masaçusetsit, Paula Gardiner, thotë se kjo barishte jo vetëm që ndihmon për të lehtësuar kalimin e gazrave por edhe funksionon për muskujt e vogla të zorrëve duke i qetësuar ato.

Kamomili sjell gjithashtu edhe përfitime të tjera. Kjo bimë përveçsse është një lloj qetësuesi I butë, prandaj të rriturit e marrin shpesh atë para se të flenë gjumë,  ajo funksionin gjithashtu si një anti-inflamator. Është përdorur për mijëra vjet dhe është një nga barërat më të përdorura edhe në kohërat moderne.

A bën çaji i kamomilit për dhimbje barku?

Përdorimi i kamomilit për dhimbjen e barkut është i paqartë, megjithëse e njëjta gjë mund të thuhet edhe për vetë dhimbjen e barkut tek bebet, pasi kjo diagnozë përcaktohet zakonisht kur një foshnjë qan shumë.

Bima konsiderohet e sigurt për foshnjat mbi gjashtë muajshe, periudhë kjo kur prindërit mund të fusin në menunë e fëmijës edhe ushqime të tjera veç qumështit të gjirit dhe formulës.

Por për foshnjat nën gjashtë muaj nuk këshillohet. Kjo pasi ka pak të dhëna për efektet e kamomilit tek foshnjat, por Gardiner thotë se  studime klinike kanë treguar dëshmi se kamomili  mund të funksionojnë dhe pa efekte anësore. Në një studim që u bë, 68 foshnjave me dhimbje barku, që ishin nga dy deri në tetë javë, iu dha kamomil në kombinim me bimë të tjera, dhe dhimbja e barkut u eliminua në më shumë se gjysmën e fëmijëve, pa efekte anësore. Një tjetër studim i 93 foshnjave me gji që kishin dhimbje,  zbuloi se e qara e tyre u zvogëlua në më shumë se 80 përqind pasi morën ekstraktin bimor.

Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore zakonisht rekomandojnë dhënien vetëm të qumështit të gjirit dhe formulës për foshnjat në muajt e parë të jetës së tyre, pavarësisht nëse ka ose jo rreziqe të provuara.

A është I lidhur kamomili me ndonjë alergji?

Duket se ka pak efekte anësore të lidhura me kamomilin, edhe pse dikush që ka alergji ndaj bimëve mund të ketë probleme me të.

Alternativa të tjera në vend të kamomilit mund të jenë të tjera bimë kuruese që bëhen çaj si qimnoni, kopër, koriandër etj, që njihen si bimë që ndihmojnë tretjen.

Bota e mjeteve rrethanore bimore është e madhe, dhe ka shumë bimë me efekte të ndryshme qetësuese./pernenat

Artikulli paraprak3 shenjat që paralajmërojnë kancerin e zorrës së trashë që asnjë grua nuk bën t’i injorojë
Artikulli i rradhës Jetojnë më gjatë personat që në çift grinden shpesh

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.