Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 2,628 testime të kryera janë konfirmuar 13 raste të infektimit me Covid.
Brenda kësaj periudhe, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, gjashtë qytetarë janë shëruar, kurse numri i pacientëve të shëruar në përgjithësi ka arritur në 158,016.
Aktualisht, në vendin tonë ndodhen 350 raste aktive me Covid.
Rikujtojmë se, ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Kosovë janë identifikuar nëntë rastet e para me variantin Omicron./Gazeta Shneta/