Në Klinikën Infektive në QKUK janë të hospitalizuar dy pacientë të sëmurë me Covid në mjekimin intensiv, ndërsa katër të tjerë në repart.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se në katër spitale të përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19. Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë të spitalizuar me Covid-19.
Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë ShSKUK-në, të shtrirë janë 8 raste të konfirmuara me Covid-19 pozitivë dhe 33 raste të tjera post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë