Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar statistikat e punës për javën e fundit, gjatë së cilës janë ofruar mijëra shërbime shëndetësore për pacientët.
Sipas të dhënave të spitalit, gjatë javës së kaluar kanë lindur 36 foshnje, prej të cilave 14 djem dhe 23 vajza.
Përveç shërbimeve në maternitet, në këtë institucion janë realizuar 2,453 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 219 pranime të reja të pacientëve.
Gjatë javës, në Spitalin e Pejës kanë marrë trajtim gjithsej 1,133 pacientë, ndërsa 1,155 pacientë kanë kryer 13,435 analiza laboratorike.
Po ashtu, ekipet mjekësore kanë realizuar me sukses 45 operacione, ndërsa janë ofruar 238 seanca të dializës.
Në fushën e diagnostikimit janë kryer 577 ekzaminime me rëntgen, 256 ultrazëra (EHO) dhe 71 rezonanca magnetike (MRI).
Ndërkaq, janë realizuar edhe 41 ekzaminime të ehokardiografisë, 17 ergometri, 17 gastroskopi, si dhe 7 kolonoskopi.
Sipas raportit javor, në repartin e fiziatrisë janë ofruar gjithsej 176 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




