Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i hiqen tre gurë të mëdhenj nga sistemi urinar

Lajme 01/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale është realizuar me sukses në Repartin e Urologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku mjekët kanë arritur t’i largojnë një pacienti tre gurë me përmasa të mëdha nga sistemi urinar.

Sipas njoftimit të spitalit, pacienti B.S., 54 vjeç, iu nënshtrua një operacioni kompleks gjatë të cilit u largua një gur nga fshikëza urinare me madhësi rreth 7.5 centimetra, një gur nga ureteri me madhësi rreth 4 centimetra, si dhe një gur nga veshka me përmasa prej 1.5 deri në 2 centimetra, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërhyrja është kryer nga ekipi i urologëve i përbërë nga Dr. Skender Hoxha, Dr. Armir Sejdiu dhe Dr. Fatmir Idrizi, me mbështetjen e ekipit të anesteziologjisë të udhëhequr nga Dr. Veton Pllana.

Në realizimin e operacionit kanë kontribuar edhe instrumentaret Shpresa Ademi dhe Diellza Halili-Ferati, si dhe teknikët e anestezionit Musa Kurti dhe Besarta Mehmeti.

Pas trajtimit dhe kujdesit të marrë në repart, pacienti është liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQytetari nxjerr fëmijën nga Liqeni i Batllavës, policia intervenon dhe i shpëton jetën
Artikulli i rradhës 36 foshnje lindën brenda javës në Spitalin e Pejës, mbi 1 mijë pacientë morën trajtim

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.