Këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rikthyer masat paraprake si rezultat i rritjes së dukshme të raste të reja nga varianti Delta.
Varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi, përbën më shumë se 80 për qind të rasteve të reja në ShBA shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Aktualisht, të dhënat bëjnë të ditur se varianti Delta është më transmetues se variantet tjera.
Mes tjerash, ky variant mund të shkaktojë simptoma më të rënda, ku më shumë se 90 për qind e pacientëve të hospitalizuar kanë kërkuar ndihmë shëndetësore.
Ajo se cfarë është shqetësuese për ekspertët ka të bëj me target grupin e variantit Delta, e që janë të rinjët dhe personat e pavaksinuar.
Ndonëse përhapet shumë shpejtë, studimet tregojnë se edhe personat e vaksinuar mund të infektohet, por nuk do të përballen me simptoma të rënda.
“Provat aktuale kanë treguar se vaksinat mRNA (Pfizer dhe Moderna) janë shumë efektive kundër hospitalizimit”, thonë zyrtarët nga CDC-ja./GazetaShneta/