Mëngjesi i 23 qershorit ngjalli një shqetësim te prindërit nga deklarata e Dr. Anthony Fauci mbi karakteristikat e variantit të ri, Delta.
Sipas tij, fëmijët kanë më shumë gjasa të infektohen nga ky lloj varianti i ri, sesa nga varianti Alfa shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Në anën tjetër, Dr. Glenn Rapsinski ka thënë se fëmijët 12-vjeçar janë më të ndjeshëm ndaj Covid.
Sipas tij, të dhënat kanë treguar se varianti Delta mund të rris numrin e pacientëve të hospitalizuar, më shumë sesa varianti Alfa.
Por, si ndikon në shëndetin e fëmijëve?
Ndërsa, Rapsinski thotë se të rriturit mund të përballen me simptoma serioze të variantit Delta, për fëmijët heziton të thotë të njejtën gjë.
Një fakt qetësues është nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, e cila tregon se varianti Delta ndonëse është duke u përhapur, rastet totale te fëmijët janë akoma të ulëta.
Simptomat e mundshme për të cilat prindërit duhet të kenë kujdes janë të ndryshme nga ato paraprake.
Rapsinki ka raportuar se simptomat aktuale te fëmijët janë nauze dhe dhimbja e stomakut./GazetaShneta/