Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të dhunës në familje.
Sipas raportit policor rastet e dhunës kanë ndodhur në Pejë, Klinë, Fushë- Kosovë dhe Prishtinë.
Rastet e raportuara:
Pejë 02.07.2026-11:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pranuar mesazhe kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare. Rasti nën nën hetime.
Klinë 02.07.2026-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Fushë-Kosovë 02.207.2026-03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 02.07.2026-20:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Rasti [sht[ duke u hetuar.


