Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vala e të nxehtit në Francë shkaktoi rritje të vdekjeve me gati 30% brenda një jave

Lajme 03/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Franca regjistroi 2,025 vdekje më shumë gjatë javës që nisi më 22 qershor, kulmi i valës së të nxehtit që përfshiu vendin, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia kombëtare e shëndetit publik Santé publique France.

Sipas raportit, numri i vdekjeve u rrit me 29.1% krahasuar me javën paraprake, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se shifra reale mund të jetë edhe më e lartë, pasi të dhënat janë ende paraprake, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Rritja më e madhe e vdekjeve u regjistrua në rajonin e Parisit, ku mortaliteti u rrit me 62%, ndërsa një rritje e ngjashme u raportua edhe në rajonin Pays de la Loire në perëndim të Francës.

Vala e të nxehtit zgjati rreth 11 ditë, me temperatura që në shumë zona kaluan 40 gradë Celsius. Edhe pse autoritetet e cilësojnë këtë episod si më intensiv se vala shkatërruese e vitit 2003, ata vlerësojnë se ndikimi në shëndetin publik pritet të jetë më i ulët.

Drejtori i përgjithshëm i sistemit spitalor publik të Parisit, Nicolas Revel, tha se numri përfundimtar i viktimave ka gjasa të jetë më i ulët se ai i vitit 2003, kur humbën jetën rreth 15 mijë persona, por pritet të tejkalojë bilancin e valës së të nxehtit të vitit të kaluar, e cila u lidh me rreth 5,700 vdekje.

Ndërkohë, opozita ka kritikuar reagimin e qeverisë franceze ndaj temperaturave ekstreme. Partia e Gjelbër ka dorëzuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, duke e akuzuar se nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për t’u përgatitur për valët gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit.

Artikulli paraprakNë QKUK hiqet me sukses tumori i rrallë te një foshnjë njëjavëshe
Artikulli i rradhës AKPM s’ka banderola të kaltra e të kuqe qe gati dy muaj

Ju sugjerojmë

Katër të plagosurit në Podujevë transferohen në klinika të ndryshme, bëhet e ditur gjendja e tyre

03/07/2026 Lajme

125 persona infektohen me norovirus në një anije turistike gjatë lundrimit drejt Alaskës

03/07/2026 Lajme

Implanti i nga titani i pastër vjen edhe në tregun e Kosovës

03/07/2026 Lajme

AKPM s’ka banderola të kaltra e të kuqe qe gati dy muaj

03/07/2026 Lajme

Në QKUK hiqet me sukses tumori i rrallë te një foshnjë njëjavëshe

03/07/2026 Lajme

4 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

03/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.