Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

4 simptoma të buta të Covid-19, që nuk duhet injoruar përfshirë infeksionin e syve dhe lodhjen

Jetë 17/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Megjithëse Shërbimi Nacional Shëndetësor (NHS), rendit vetëm një temperaturë të lartë, një kollë të vazhdueshme dhe një humbje të shijes ose erës si simptoma të koronavirusit, pacientët me infeksion Covid, kanë raportuar edhe shenja të tjera më të lehta të sëmundjes.

Sidoqoftë, disa njerëz përjetojnë simptoma më të lehta, të cilat në disa raste janë treguesit e vetëm që janë infektuar me virus shkruan The Mirror.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Dhimbje stomaku

Një pjesë e pacientëve me koronavirus kanë pësuar dhimbje stomaku para se të shfaqin simptoma të tjera zyrtare.

‘Revista Amerikane e Gastroenterologjisë’, publikoi një studim që sugjeron se virusi mund të shkaktojë probleme me tretjen siç është diarreja.

Ndër të tjera u analizuan të dhënat nga 204 pacientë në Kinë, duke zbuluar se 48.5 përqind të tyre kishin çështje të sistemi tretës si të vjella, dhimbje barku ose diarre kur u shtruan për herë të parë në spital.

Infeksionet e syve

Mjekët paralajmëruan infeksionet e syve mund të jenë një shenjë tjetër e Covid-19.

Zyrtarët shëndetësorë mendojnë se konjuktiviti zhvillohet në rreth 1% deri në 3% të pacientëve, sipas ‘Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë’.

Mjegulla e trurit

‘Mjegulla e trurit’ është zakonisht një simptomë e shoqëruar me ‘Covid të gjatë’ megjithatë disa pacientë gjithashtu e përjetojnë atë para se të diagnostikohen me sëmundjen.

Lodhja

Një studim i OBSH-së duke parë shenjat e zakonshme zbuloi se simptoma e tretë më e zakonshme e koronavirusit ishte një ndjenjë e ‘rrafshuar’ e lodhjes.

Rreth 38.1 përqind e pacientëve raportuan simptomën në studim, e cila u bazua në 55.924 raste të konfirmuara nga laboratori.

Duke përdorur të dhëna nga aplikacioni ‘COVID Symptom Study’, studiuesit krijuan një listë të simptomave më të zakonshme të raportuara nga pacientët në shtatë ditët e para – pas fillimit të sëmundjes. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakGruaja amerikane lind fëmijën e parë me antitrupa mbrojtës të lindur kundër Covid-19
Artikulli i rradhës Tetë viktima dhe 709 raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.