4 ushqimet që rekomandohen të konsumohen për uljen e hipertensionit

2021-05-08 në ora 22:09

Sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) mbi 100 milionë amerikanë përballen me presionin e lartë të gjakut apo ndryshe hipertension.

Në qoftë se, presioni juaj i gjakut qëndron në vlerat 130/88 mm/Hg, sipas AHA, kjo mund të dëmtojë enët e gjakut, meqë rast vjen deri në sulm të zemrës, goditje në tru apo edhe humbje të shikimit shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Fatmirësisht, për të ulur hipertension egzistojnë teknika si ushtrimet e rregullta, mbajtja e një peshe konstante si dhe dieta mjaft ushqyese.

Për këtë të fundit është e njohur dieta DASH, e cila ndihmon në uljen e hipertesionit.

Dieta Dash rekomandon: shmangien e ushqimeve të skuqura, ngrënien e perimeve dhe frutave, ushqimet e pasura me kalium, magnez dhe kalcium, drithërat, peshkun, arrat, ushqimet me yndryrë të ngopur, kufizimi i pijeve dhe ëmbëlsirave.

Çfarë rekomandohet të konsumoni në uljen e presionit të gjakut?

-Jogurt: Në përgjithësi, produktet e qumështit janë të mbushura me lëndë ushqyese si kalium dhe kalcium, gjë që mbështesin shëndetin e zemrës.

-Dardha: Konsumimi i rregullt i dardhës mund të përmirësojë presionin e gjakut te burrat dhe gratë.

-Shalqiri: Konsumimi i shalqirit ka qenë specifikisht i lidhur me uljen e presionit të gjakut.

-Arrat: Studimi i botuar në Nutrition, Metabolism and Cardiovascular Diseases zbuloi se njerëzit që konsumuan arra rezultuan në uljen e tensionit./GazetaShneta/