Përdorimi i vitaminës D ndihmon në uljen e rrezikut të përballjes me këto kushte shëndetësore

2021-05-08 në ora 21:22

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shumë procese të trupit dhe konsiderohet të jetë një nga faktorët ndikues në parandalimin e shumë prej kushteve shëndetësore.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se benefitet e vitaminës D mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës, osteoporozën, diabetin, kancerin dhe mbipeshën shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Mes tjerash, vitamina D ështe unike, andaj edhe roli i saj konsiderohet të jetë si një hormon më shumë sesa si një vitaminë.

Pse është e rëndësishme vitamina D në parandalimin e kushteve shëndetësore?

Osteoporoza

Gratë që janë mbi moshën 40 vjeçare ose që kanë faktorë ndikues rreth osteoporozës duhet të sigurojnë mjaftueshëm sasi të vitaminës D.

Kanceri

Egzistojnë mijëra studime që tregojnë lidhshmërinë e vitaminës D me afro 30 lloje të kancerit, veçanërisht të kancerit të zorrës së trashë, prostatës dhe gjirit.Vitamina D ndihmon në zvogëlimin e rrezikut ndaj kancerit të zorrës së trashë, por edhe zvogëlimin e rritjes malinje në kanceret tashmë të pranishme.

Depresioni

Vitamina D ka treguar efiktivitet në disponimin dhe performancën njohëse.Meqenëse, simptomat e humorit janë të zakonshme në vitet e para të menopauzës, gjithçka minimizohet me përdorimin e vitaminës D.

Diabeti

Nivelet e përshtatshme të vitaminës D duket se kanë një lidhje me aftësinë e trupit për të përdorur insulinën.Janë bërë shumë studime të cilat kanë treguar se vitamina D ndihmon në përdorimin e insulinës në mënyrë efektive, por gjithashtu minimizon diabetin e tipit 1 ashtu edhe tipit 2.

Sëmundjet kardiovaskulare

Kur nivelet e estrogjenit ulen, gratë fillojnë të ndikohen nga rreziqet e njejta sikurse burrat, me sëmundjet e zemrës.Vitamina D luan një rol në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Hipertensioni

Mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë zemrën dhe enët e gjakut.Studimet kanë treguar se vitamina D dhe kalciumi mund të ulin hipertensionin.Megjithatë, përdorimi i vitaminës D dhe kalciumi varion nga gjendja shëndetësore e pacientit, andaj rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj./GazetaShneta/