Fëmija juaj varet plotësisht nga ju. Ju i ofroni atyre ushqimin, ngrohtësinë dhe rehatinë që i nevojitet. Kur ai qan, kjo është mënyra e tij për të komunikuar për këto nevoja dhe për të kërkuar vëmendje dhe kujdes.
Qaj sepse jam i uritur
Uria është një nga arsyet më të zakonshme pse fëmija juaj qan, veçanërisht nëse është i posalindur. Stomaku i bebës tuaj është i vogël dhe nuk mund të mbajë shumë ushqim. Pra, nuk do të duhet shumë kohë derisa të kërkojë ushqimin tjetër. Nëse jeni duke ushqyer me gji, ofroni gjirin tuaj edhe nëse ushqimi i tij i fundit nuk ka qenë shumë moti.
Qaj sepse kam dhimbje barku
Nëse fëmija juaj qan shumë, por është i shëndetshëm, ai mund të ketë dhimbje barku. Fëmija juaj mund të irritohet dhe të refuzojë përpjekjet tuaja për ta zbutur dhimbjen.
Qaj sepse jam i lodhur dhe kam nevojë për gjumë
Fëmija juaj mund të ketë vështirësi për të fjetur, veçanërisht nëse është shumë i lodhur. Shumë vëmendje nga vizitorët mund të stimulojë bebin tuaj dhe ta bëjë të vështirë për të që të flejë. Provoni ta çoni në një dhomë të qetë pas ushqimit dhe qëndroni para shtratit për ta ndihmuar atë të qetësohet dhe të flejë.
Qaj sepse kam shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë
Duhet të kontrolloni nëse foshnja juaj ka shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë. Mos u drejtoni nga temperatura e duarve apo këmbëve të foshnjës por shikojeni qafën e tij. Është normale që ata të ndihen më të ftohtë në duar dhe këmbë.
Qaj sepse nuk po ndjehem mirë
Nëse fëmija juaj është i sëmurë, sigurisht se do të qaj. Nëse fëmija juaj bërtet shumë duke qajtur kjo është një shenjë që ai nuk është mirë. Dhëmbët mund të shkaktojnë që fëmija juaj të jetë më i mërzitur se zakonisht. Foshnjat janë shpesh nervoz dhe të shqetësuar në javën para se të vijë dhëmbi i ri./GazetaShneta/