Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 fakte befasuese që nuk i keni ditur për trupin e mashkullit/ Ata mund të prodhojnë edhe qumësht

Jetë 20/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trupi mashkullor përmban në vetëvete, shumë fakte surprizuese. Disa prej tyre mbeten të paditura jo vetëm nga femrat, por edhe nga vetë meshkujt. Këto 5 fakte të përgatitura më poshtë, do t’ju bëjnë ta shihni mashkullin në një tjetër këndvështrim.

1 – Ata plaken ngadalë – Po, meshkujt edhe pse nuk i intereson shumë ky fakt, ata kanë aftësinë që të plaken më ngadalë se femrat. Kolagjeni në fytyrën e tyre fillon të zbehet me hapa më të ngadalta se sa te femrat. Ka të bëjë edhe fakti që meshkujt nuk përdorin kremra apo produkte kozmetike për fytyrën e tyre.

2 – Ata kanë aftësinë të prodhojnë qumësht – Po, meshkujt kanë qelizat ashtu si edhe femrat për të prodhuar qumësht nga gjoksi. Por në rastin kur mashkulli fillon të nxjerrë vërtet qumësht, kjo quhet një lloj anomalie e cila ka nevojë për kujdes mjeksor. Kjo ndodh kur në trupin e tyre ka shumë sasi të hormonit prolaktin, i cili është përgjegjës për këtë gjendje.

3 – Rënia e flokëve është genetike – Shumë meshkuj me kalimin e moshës fillojnë të humbin flokët, dhe kjo është për ta një prej gjërave më të këqia. Por kjo është e trashëgueshme dhe përveç transplantit, nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër.

4 – Ata përjetojnë sindroma paramenstruale – Mund t’ju duket pafund e habitshme, por 26% e meshkujve në botë përjetojnë në disa periudha të caktuara, atë që quhet “sindroma paramenstruale”. Gjatë kësaj periudhe ata bëhen më të ndjeshëm, më të irrituar dhe janë gjatë gjithë kohës të uritur. Ka raste që ata kanë edhe dhimbje barku. Mos e besoni po deshët.

5 – Molla e Adamit – Ajo gunga e vogël në qafën e meshkujve, quhet “Molla e Adamit”, dhe është përgjegjëse për kordat e vokalit. Falë saj, meshkujt kanë zërin e trashë dhe kjo është arsyeja se përse femrat nuk e kanë./Mapo/

Artikulli paraprakE mrekullueshme: Gruaja lind foshnjen në veturë (VIDEO)
Artikulli i rradhës Studimi i miut shqyrton sigurinë e terapisë së qelizave staminale për menopauzën e hershme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.