Mposhtja e frikës nga lindja është e domosdoshme, nëse do t’iu duhet t’iu nënshtroheni një lindjeje natyrale.
Megjithëse nuk ekziston ndonjë formulë magjike, ndjekja e disa hapave mund të ndihmojë në mposhtjen e fobisë ndaj procedurave të lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Qëndroni larg nga negativiteti
Shmangni tregimet e frikshme. Asnjë nënë nuk e shijon procedurën e lindjes. Mos shikoni video traumatizuese në rrjetet sociale, të cilat nuk mund të shfaqin pjesën reale të lindjes.
Bazohuni në fakte
Mësoni gjithçka që ju duhet në lidhje me një lindje natyrale. Ju mund të gjeni një mori informacionesh nëpër burime të ndryshme informacionesh në internet. Pyet, mëso çfarë mundesh dhe përzgjedh disa libra për të lexuar në lidhje me këtë lloj lindjeje.
Adresoni tek profesionistët çfarëdo lloj ngarkese emocionale
Nuk ka asgjë të keqe që të jeni të ngarkuar emocionalisht. Nëse keni ndonjë histori me depresion, ankth ose abuzim, kërkoni ndihmë profesionale që herët.
Siguroni një sistem mbështetës
Tregojuni të tjerëve si ndjeheni, atyre që ju i besoni. Kaloni më shumë kohë në mesin e njerëzve që ndajnë të njëjtat dëshira me ju. Bashkohuni me ndonjë grup nënash me të cilat mund të diskutoni problemet e juaja.
Mësohuni se si të relaksoheni
Ekzistojnë disa lloj metodash në lidhje me relaksimit, të cilat mund t’i eksploroni gjatë shtatzënisë. Të qenit në gjendje të kontrolloni reagimet e trupit është çelësi drejt një lindjeje të suksesshme./Gazeta Shneta/