Të mbani fëmijën tuaj të pastërt është një nga prioritetet tuaja të para si prindër. Kompanitë e ndryshme kanë dalë në treg me produkte të ndryshme të cilat e mbajnë fëmijën tuaj më të pastër dhe lëkurën e tyre më të butë.
Por, këtu janë shumë gabime të cilat prindërit i bëjnë dhe ato mund të jenë të dëmshme. Këtu mund të gjeni 5 prej tyre.
Nëse e pastroni beben tuaj shpesh…
Lajeni të pakten një herë në ditë me ujë të vakët.
Për të krijuar rutinën e gjumit, fshijeni foshnjën tuaj me një peshkir të terur dhe visheni me rroba të përshtatshme.
Nëse përdorni produkte të ndryshme…
Pastroni beben tuaj, tereni dhe aplikoni produktet e zakonshme. Përdorimi i shumë produkteve mund ta dëmtojë lëkurën e bebes tuaj.
Nëse e pastroni me ujë shumë të nxehtë ose të ftohtë…
Bëhuni të sigurtë që temperatura e foshnjës tuaj është e përshtatshme dhe nuk jeni duke e ngrirë apo djegur fëmijën tuaj. Nuk duhet të jetë shumë e nxehtë ose shumë e ftohtë.
Nëse nuk mund t’i pastroni rregullisht pjesët e tyre intime…
Nëse nuk i pastroni me rregull pjesët e tyre intime mund të shkaktoni tek ata infeksione të ndryshme.
Nëse nuk jeni duke e tharë bebën tuaj mirë…
Thajeni beben tuaj mirë pas çdo larje. Lagështia mund ta bëjë beben tuaj të ndjehet jorehat dhe pastaj mund të shkaktojë edhe ftohje./GazetaShneta/