Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 përparësitë dhe 5 rreziqet për t’u bërë nënë pas të 40-tave

Jetë 14/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të kesh fëmijë në një moshë të mëvonshme po bëhet çdo ditë e më e zakonshme.

Arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme; karriera, mosbesueshmëria e partnerit, dëshira për të shijuar jetën tuaj apo thjeshtë mungesa e gatishmërisë për t’u bërë prindër, transmeton Gazeta Shneta.

Më poshtë mund të gjeni disa përparësi dhe rreziqe nëse vendosni të bëheni nënë në të 40-tat.

Mund të keni jetë më të gjatë

Gratë që lindin më vonë mund të kenë një shans më të mirë për të jetuar më gjatë. Sipas një studimi, ata që kanë lindur fëmijën e tyre të fundit ndërsa ishin nën moshën 29 vjeç, shkurtojnë shanset e tyre për të jetuar deri në moshën 95 vjeçare. Një arsye e mundshme për këtë mund të jetë gjenetika.

Mund të ulni aftësitë njohëse

Një studim tjetër tregon që gratë të cilat lindin më vonë aftësitë njohëse të tyre do të bien.

Ju jeni më të mençur dhe më me përvojë në këtë moshë

Nuk është sekret që me kalimin e viteve marrim njohuri dhe përvojë. Krahasoni veten kur keni qenë në të 20-tat apo 30-tat. Dhe tani imagjinoni ndryshimin në rritjen e fëmijëve në këto vite. Gratë mbi 40 vjeç janë më të durueshme ndaj fëmijëve të tyre dhe ata i qasen edukimit të tyre me më shumë mundim.

Qëndroni mirë financiarisht

Deri në moshën 40 vjeçare shumica e grave janë duke u munduar të krijojnë karrierë. Gratë që kanë fëmijë më vonë mendojnë se mund të lejojnë që karriera e tyre të zbehet në sfond, në mënyrë që të mund të përqendrohen më shumë tek fëmija i tyre.

Keni pasur kohë të provoni gjithçka

Në moshën 40 vjeçare keni kaluar ahengjet dhe kohën kur keni dëshiruar të jeni gjithmonë në lëvizje, tani është koha për të krijuar familje.

Keni më pak shanse për të mbetur shtatzënë

Ndërsa vitet kalojnë, gratë kanë më pak shanse të mbesin shtatzënë. Në moshën 32 vjeçare, pjelloria fillon të bjerë dukshëm.

Keni më shumë gjasë të përjetoni abort

Rreziku i abortit rritet me moshën dhe pas moshës 45 vjeç, ai mund të arrijë deri në 50% ose edhe më shumë.

Jeni më të rrezikuar për të marrë osteoporozë

Lindja në moshë të mëvonshme rrit mundësinë e shfaqjes së osteoporozës tek gratë. Sipas studimeve, ata që lindën pas 35 vjetësh kishin dy herë më shumë mundësi të kishin këtë sëmundje.

Keni më shumë mundësi të lindi para kohës

Një studim tregon se vetë mosha, pavarësisht nga faktorët e tjerë negativ, mund të jetë një shkak i lindjes së parakohshme.

Mund të keni diabet gestacional

Kjo formë e diabetit është e përkohshme, në shumicën e rasteve shkaktohet nga një sasi e pamjaftueshme e insulinës gjatë shtatzanisë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakSa kohë duhet të kalojë për të mbetur shtatzënë
Artikulli i rradhës Shkenca e thotë, martesa mund të iu shpetojë nga stresi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.