Në raportin ditor të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë e ditur se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 2 mijë raste me COVID-19.
“Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, përcjell Gazeta Shneta.
Në mesin e të infektuarëve kemi dhe 52 fëmijë të grup – moshës 0 deri në 9 vjeç.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), varianti Delta është më shumë se dy herë më ngjitës se variantet e mëparshme, dhe ka të dhëna që sugjerojnë se mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë tek njerëzit e pavaksinuar.
Mirëpo cilat janë shenjat dhe simptomat që duhet shikuar në fëmijët tuaj, nëse dyshoni mbi variantin Delta?
Nga studimet e fundit është thënë se kollitja, humbja e nuhatjes dhe shijes janë më pak të zakonshme me variantin Delta, ndërsa dhimbja e kokës, dhimbja e fytit, rrjedhja e hundës dhe ethet janë ndër simptomat kryesore të zbuluara në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve. /Gazeta Shneta/