Personat e infektuar me COVID-19 u kapën në një fotografi këtë javë të shtrirë në dysheme me dhimbje të mëdha ndërsa prisnin radhën për infuzionet e antitrupave në një vend trajtimi të ngritur brenda bibliotekës në Jacksonville, Florida.
Imazhi është bërë një ilustrim i gjallë i kërkesës së madhe për tretmanet e shpejta COVID-19 në shtetet e goditura më së shumti nga një rritje verore e infeksioneve të nxitura nga varianti Delta tejet ngjitës, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Ata po rënkonin dhe padyshim që kishin shumë dhimbje. Ata ishin të humbur,” tha Louie Lopez, e cila shkrepi fotografinë ndërsa priste më shumë se dy orë për të marrë infuzionet.
Trajtimet me antitrupat mbeten një pjesë e vogël e terapive që mund të zbehin efektet më të këqija të COVID-19, dhe ato janë opsioni i vetëm i disponueshëm për njerëzit me raste të buta deri në të moderuara të cilët nuk janë ende në spital.
Duke parë situatën e fundit, kërkesat drejt marrjes së antitruapve janë rritur në shtetet duke përfshirë Floridën, Luizianën dhe Teksasin, ku shtrimet në spital mes të pavaksinuarve po mposhtin sistemin e kujdesit shëndetësor.
Bari kryesor në përdorim është kokteji mes dy antitrupa të Regeneron, i cili është blerë në sasi masive nga qeveria amerikane. Është i njëjti ilaç që mori ish Presidenti Donald Trump kur u shtrua në spital me COVID-19, tetorin e kaluar. /Gazeta Shneta/