Sipas raportimeve të datës 3 maj 2021 nga klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës janë në trajtim 545 pacientë nga Sars- Cov-2.
438 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 419 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 231 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 171 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 194 me oksigjeno-terapi. /Gazeta Shneta/