Spreji kundër diellit është më praktik dhe më pak i rrëmujshëm sesa kremrat, por është më i vështirë për ta aplikuar saktë. Nëse përdoret gabimisht, nuk ofron mbrojtjen e duhur ndaj rrezeve UV të diellit, të cilat dëmtojnë lëkurën dhe rrisin rrezikun për kancer të lëkurës.
Dermatologët kanë ndarë gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë me sprejin dhe si t’i korrigjoni për të mbrojtur më mirë lëkurën tuaj, shkruan burimi Health transmeton Gazeta Shneta:
- Mosaplikimi i mjaftueshëm
Sasia minimale që duhet për të mbuluar lëkurën e ekspozuar është rreth një gotë e vogël plastike me locion kundër diellit. Meqenëse spreji nuk matet lehtësisht si kremi, është vështirë të kuptohet nëse keni përdorur mjaftueshëm.
Dermatologia Hannah Kopelman rekomandon të mendoni një sasi sa një top golfi për çdo pjesë të madhe të trupit. Spreji duhet të lë një shtresë të dukshme dhe të shkëlqyeshme në lëkurë dhe më pas të fërkohet. Mund të spërkatni në pëllëmbë dhe ta aplikoni me dorë për kontroll më të mirë.
Sprejet me përbërje minerale janë më të dukshme në lëkurë, gjë që ndihmon për të parë ku keni aplikuar dhe ku jo. Spërkatni çdo zonë për të paktën gjashtë sekonda nga një distancë e afërt dhe më pas fërkojeni.
- Aplikimi në kushte të papërshtatshme
Spreji nuk duhet të përdoret në ambiente të mbyllura si banjo apo makina, veçanërisht nëse është aerosol, sepse grimcat mund të irritojnë fytin, hundën, sytë dhe mushkëritë.
Gjithashtu, aplikimi në vende me erë (si në plazh ose në një varkë që lëviz) bën që shumë prej sprejit të shpërndahet në ajër dhe jo në lëkurë. Zgjidhni një vend të hapur pa erë, ose spërkateni në dorë dhe përhapeni me dorë në lëkurë.
- Mosfërkimi i sprejit
Një nga keqkuptimet më të zakonshme është se nuk duhet të fërkoni sprejin. Por nëse nuk e përhapni, aplikimi do të jetë i pabarabartë dhe mbrojtja do të jetë e mangët.
“Spreji duhet të përhapet në mënyrë uniforme për të qenë efektiv,” tha Dr. Kopelman.
- Mungesa e shtresimit
Një shtresë e vetme shpesh nuk mjafton, sidomos në ditë me diell të fortë. Spreji është më i përshtatshëm për rillogaritje gjatë ditës, por për një mbrojtje më të sigurt në ekspozim të gjatë, përdorni fillimisht krem dhe më pas sprej si rimbulim.
- Mosaplikimi i shpeshtë
Shoqata Amerikane e Dermatologjisë rekomandon të riaplikoni mbrojtjen me sprej çdo dy orë ose menjëherë pas notit apo djersitjes.
Edhe nëse përdorni produkte me SPF të lartë (p.sh. 50+), duhet të aplikohen rregullisht. Vendosni një alarm në telefon për çdo dy orë si përkujtim të procesit.
- Përdorimi i produkteve të vjetra ose të skaduara
Nëse keni një sprej të vjetër në çantën e plazhit nga viti i kaluar, më mirë hidheni. Përbërësit aktivë degradojnë me kalimin e kohës dhe ekspozimi ndaj nxehtësisë e përshpejton këtë proces.
“Është praktikë e mirë që për çdo sezon të ri apo udhëtim të ri, të merrni një produkt të ri mbrojtës ndaj diellit,” tha dermatologia Kristin Baird.
Spreji kundër diellit është i dobishëm dhe praktik, por vetëm nëse përdoret siç duhet. Aplikoni me bollëk, përhapeni me dorë, riaplikoni rregullisht dhe shmangni përdorimin në vende të papërshtatshme ose me erë. Vetëm kështu mund të mbroheni vërtet nga dëmtimi i rrezeve UV. /Gazeta Shneta/


