Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

6 gjërat që nuk duhet të bëni kurrë përpara se të operoheni

Jetë 16/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse përpiqeni vazhdimisht të bëni aktivitet fizik, të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të bëni një jetë sa më aktive, sërish lind nevoja  t’i nënshtroheni trajtimeve mjekësore të specializuara. Ndërhyrja kirugjikale është një prej tyre.

Sipas Shëbimit Sanitar Kombëtar britanik, në Angli çdo 10 minuta anullohet një ndërhyrje kirugjikale duke kapur shifrën rekord prej 60.000 operacionesh të anulluara. Kjo ndodh pasi pacientët bëjnë disa veprime që janë kategorikisht të ndaluara dhe që mund të krijojnë komplikacione. Ja për çfarë bëhet fjalë:

1.Nuk duhet të lyeni thonjtë me manikyr: Edhe pse dyshojmë që ndonjë pacienti t’i shkojë në mend diçka e tillë para operacionit, është më mirë të mos e bëni. Mjekët i vështrojnë vazhdimisht thonjtë gjatë operacionit për të kontrolluar oksigjeninimin e gjakut. Për këtë arsye thonjtë duhet të jenë gjithmonë të prerë e të palyer.

2.Mos konsumoni hudhra, xhenxherfil dhe xhinsen: Mjekër rekomandojnë të moskonsumoni ushqimet e lartpërmendura pasi rrisin rezikun e gjakderdhjes së tepërt gjatë ndërhyrjes.

3.Ndalohet të përtypni çamçakëz: Shumë persona mendojnë se çamçakëzi mund t’i bëjë të humbasin mendjen dhe të çtensionohen para operacionit. Ky veprim është tejet i dëmshëm pasi çamçakëzi stimulon prodhimin e acidit në stomak. Në qoftë se ky acid arrin në mushkëri mund të shkaktojë vdekjen e pacientit.

4.Mos pini cigare para operacionit: Kjo këshillë mund të mos ju pëlqejë shumë duhanpirësve, por duhet zbatuar. Nuk duhet të pini cigare 24 orë para operacionit pasi duhani ndikon tek bronket dhe si rrjedhojë në marrjen e anaestezisë.

5.Nuk duhet të depiloni këmbët: Sipas mjekëve britanikë një ndër arsyet më të shpeshta të anullimit të operacioneve është pikërisht depilimi i këmbëve. Depilimi i këmbëve ul barrierën mbrojtëse të lëkurës si dhe rrit rrezikun e infeksioneve nga kontakti me plagët e hapura.

6.Nuk duhet humbur peshë: Humbja e shpejtë e kilogramëve brenda një periudhë të shkurtër kohore dobëson organizmin dhe mund të krijojë komplikacione gjatë opeacionit.

Artikulli paraprakShkencëtarët thonë se mund të parashikojnë nëse njerëzit po ëndërrojnë
Artikulli i rradhës Avokado, një mrekulli për bukurinë dhe dietën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.