Femrat e dijnë se kur vjen koha e ciklit, duhet të përgatitet me shumë shqetësime njëherësh.
Por, më problematike janë dhimbjet që shkaktohen gjatë ciklit menstrual, e që ndonjherë janë vërtetë të padurueshme, përcjell Gazeta Shneta.
Më poshtë keni disa mënyra se si t’i ndaloni e t’i përballoni më lehtë këto dhimbje:
- Ushtroni – Mund të ju doket absurde, pasi ju menzi mund të lëvizni gjatë ciklit, por çfarëdo aktiviteti fizik ju ndihmon me dhimbjet e barkut.
- Vendosni diçka të nxehtë në bark e shpinë – I nxehti ndihmojnë që muskujt të kontraktohen në uterus, që është shkaktari i dhimbjeve. Ju mundeni thjesht të merrni një shishe me ujë të nxehtë nëse nuk keni ndonjë nga gomat që përdoren.
- Pini çaj kamomil – Studimet kanë treguar se ky ka përmbajtje që çliron dhimbje.
- Kujdesuni që të merrni mjaftueshëm Vitaminë D – Ju mund të kujdeseni që të parandaloni dhimbjet enda pa ia filluar. Hani sa më shumë ushqime që përmban këtë vitaminë, sidomos disa ditë para ciklit.
- Përjetoni orgazëm – Është e vërtetë – orgazma ndihmon të çliroheni nga shumë lloje të dhimbjeve, përfshirë edhe dhimbjet menstruale.
- Akupunktura – kjo medotë kineze e relaksimit të muskujve me anë të gjilpërave nuk është shumë praktike, por, nëse vendosni në lëkurën tuaj disa gjilpëra të holla, në zonat ku keni dhimbje, mund të ndihmojë shumë në lirimin nga to./GazetaShneta