6 probleme të brendshme që shfaqen në fytyrën tuaj dhe zgjidhja e tyre

2017-04-14 në ora 07:30

Mjekët kinezë e quajnë fytyrën tonë si dritarja e shëndetit.

Ajo shfaq gjithçka ngase reagon për çdo mosfunksionim dhe ndryshim në punën e trupit duke na dërguar sinjale, si në formë të puçrrave, transmeton Gazeta Shneta.

Në ballë dhe vetulla

Puçrrat në ballë dhe mbi vetulla tregojnë se ka një problem gastrointestinal. Një urë lidhëse mes vetullat është përgjegjëse për punën e mëlçisë.

Ju mund ta rregulloni këtë situatë duke i eliminuar ushqimet me yndyrë dhe ushqimet e fërguara nga dieta juaj dhe reduktojeni konsumimin e alkoolit.

Në hundë

Puçrrat në hundë japin shenja për probleme të sistemit kardiovaskular, ku arsyeja kryesore është stresi.

Mundohuni të keni një stil aktiv të jetës, relaksohuni më shpesh dhe ndjekeni orarin e gjumit.

Në veshë

Duke u bazuar tek mjekët kinezë, lëkura në veshë lidhet me punën e veshkëve dhe sistemit urinar.

Nëse gjeni puçrra në veshët tuaj ju duhet të reduktoni përdorimin e kripës dhe kafës, duhet të pini më shumë ujë.

Faqe dhe mollëza

Mollëzat dhe pjesa e lartë e faqeve reflekton punën e mushkërive dhe bronheve. Pucrrat që paraqiten indikojnë probleme me sistemin e frymëmarrjes. Alergjitë mund të jenë gjithashtu që ndikojnë.

Nëse dalin puçrra në pjesën e poshtme të faqeve atëherë ato indikojnë problem dentale.

Keni kujdes për sistemin tuaj të frymëmarrjen. Së pari ecni më shumë dhe thithni ajër më të pastër, lëreni duhanin dhe rrini larg vendeve ku konsumohet duhani.

Keni kujdes për higjienën orale. Hani më pak ëmbëlsira dhe rrini larg pijeve të ëmbëlsuara.

Buzët

Problemet dermatologjike përreth gojës mund të na sinjalizojnë për problem të tretjes.

Provoni të refuzoni ushqimet e shpejta. Përfshini në dietën tuaj ushqime të pasura me fibra, si frutat dhe perimet.

Mjekra

Puçrrat në këto zona e tërheqin vëmendjen tonë për sistemin e riprodhimit. Një arsye tjetër për këtë mund të jenë problemet me balancing e hormoneve dhe një kohë e veçantë e ciklit menstrual.

Nëse puçrra në mjekrën tuaj është paraqit vetëm një herë, nuk ka nevojë të merakoseni. Vetëm thajeni me ndonjë locion. Një puçërr permanente në mjekër do të thotë që diçka nuk është në rregull dhe ju duhet të vizitoni mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/