6 shenja që shfaq ngjyra e gjakut të periodave tuaja

2017-03-06 në ora 09:31

Ngjyra e gjakut të periodave mund të tregojë shumë për shëndetin tuaj. Në fakt, në vitin e fundit Kolegji Amerikan për Obstetrikë dhe Gjinekologji ka publikuar një raport ku rekomandohet se ngjyra e periodave mund të kontrollohet si shenjat e tjera vitali si shtypja e gjakut, pulsi dhe temperature. Pse?

Sepse përpos që ju tregon se a jeni shtatzënë apo jo, periodat e juaja mund të jenë shenjat kyçe për të treguar rreth shëndetit tuaj hormonal dhe hormone mbajnë çdo gjë nën kontrolle dhe funksion nga truri deri të sistemi reproduktiv, transmeton Gazeta Shneta.

Përderisa çka është normale për një grua, mund të mos jetë normale për një tjetër, e këto janë disa ndryshime që duhet t’i keni parasysh, posaçërisht kur është fjala te ngjyra e rrjedhës suaj.

Më poshtë i gjeni 6 gjërat që ngjyra e periodave tuaja po mundohet t’iu tregojë për shëndetin tuaj.

NËSE ANON NGA NGJYRA E PEMBE…

Mund të keni nivel të ulët të estrogjenit. Posaçërisht nëse përcillet nga një rrjedhje më e paktë se zakonisht, ose nëse jeni vrapues I rregullt, thotë motra medicinale nga New York Margaret Romero. Studimet kanë zbuluar se ushtrimet e shumta ulin nivelin e estrogjenit me ç’rast kjo mund të shkaktojë parregullsi në periodat tuaja, shpeshherë duket shkaktuar që mos t’i keni ato fare.

Përderisa kjo nuk duket si një kokëçarje e madhe (kush nuk ka fantazuar së paku njëherë në jetë jetën pa sfidat e periodave?), niveli I ulët I estrogjenit mund ta rrit rrezikun për osteoporozë nëse nuk trajtohet me kohë. Kështu që nëse keni filluar të stërviteni për një maratonë, keni filluar të ushtroni për herë të parë në jetën tuaj ose e keni rritur intensitetin e ushtrimeve dhe e vëreni se periodat tuaja kanë ngjyrë më të çelët dhe rrjedhje të paktë, bisedoni me mjekun tuaj, transmeton Gazeta Shneta.

Romero thotë se tjerë shkaktarë për një rrjedhë me ngjyrë të çeltë mund të jenë kequshqyerja, sindromi policistic ovarian (PCOS) ose perimenopauza që është koha kur vezët fillojnë të prodhojnë më pak estrogjen duke u përgatitur për menopauze.

NËSE DUKET I HOLLUAR SI UJË…

Ju mund të keni mungesë nutritive. Ob-gyn Alyssa Dweck, asistente profesor në shkollën e mjekësisë “Mount Sinai” në New York, tha se rrjedha e dobësuar që ka ngjyrë të bardhë mund të jetë simptomë e anemisë, posaçërisht nëse e vëreni se rrjedha e periodave tuaj po bëhet çdo herë e më e paktë kur duhet të bëhet pak me e shpeshtë. Nëse pas monitorimit të periodave për dy ose tri cikle jeni të merakosur për këtë rast, bisedoni me mjekun tuaj.

NËSE KA NGJYRË TË KAFTË TË ERRËT…

Ju mund të keni copëza të mitrës dhe gjak që po del prej trupit tuaj. Por, mos bëni panikë: Kjo është normale. “Ne nuk jemi të sigurt pse kjo ndodh, por ndonjëherë gjaku qëndron në periudha më të gjata dhe lirohet gradualisht,” tha Dweck, transmeton Gazeta Shneta. “Gjaku ka shume kohë që të oksidohet me ç’rast ia ndërron ngjyrën në të kaftë të errët e ndonjëherë gati në të zezë.”

Të gjithë largojnë copa të mitrës në faza të ndryshme të ciklit (si fjolla dëborë, çdo cikël është unik), por për pjesën më të madhe të kohës, nëse shihni gjak me ngjyrë të kaftë të errët nga fillimi ose fundi I periodave, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

NËSE ËSHTË I TRASHË, KA NGJYRË XHEMI DHE KA DROCKA TË MËDHA…

Ju mund të keni nivel të ulët të progjesteronit dhe nivel të lartë të estrogjenit. Përderisa disa mpiksje e droçka janë normal, thotë Dweck, droçkat me madhësi të një monedhe ose më të mëdha mund të alarmojnë për çekuilibrim hormonal.

Romero rekomandon përdorimin e prodhimeve të qumështit, sojës dhe sheqerit për të parë nëse ndodh ndonjë ndryshim.

Fibroidet e mitrës janë gjithashtu një mundësi. Zakonisht ato janë beninjë, mirëpo ato mund të shkaktojnë dhimbje të mëdha, kështu që nëse keni dyshime për ndonjë të tillë, konsultohuni me mjekun dhe kërkoni një ultrazë.

NËSE ËSHTË NJË PËRZIERJË E TË HIRTËS ME TË KUQE…

Ju mund të keni ndonjë infeksion si STD/STI. Ka mundësi që ju të mbani aromë të rëndë e të keqe, thotë Dweck. Duhet të testoheni që të merrni trajtimin e duhur.

Gratë që abortojnë ndonjëherë vërejnë copëza të hirta të indit që ngjajnë me “mëlçinë”, thotë Dweck, kështuqë nëse mendoni se jeni shtatzënë ose jeni duke përjetuar një abort spontant, thirrni menjëherë mjekun tuaj.

NËSE KA NGJYRË TË KUQË SI LËNGU I SHEGËS…

Ju mund të keni një cikël të rregullt dhe të shëndoshë. Përsëri, “normalja” e çdokujt duhet ndryshe, por në përgjithësi, një rrjedhë konsistente e kuqe që duket si pija Kool-Aid vishnje, është sinjal që gjithçka po funksionon si duhet. /Gazeta Shneta/