Kanceri i zorrës është një nga llojet më të zakonshme të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar. Çdo vit diagnostikohen rreth 44,100 persona me kancer të zorrës ose rektumit, duke e renditur këtë sëmundje si të katërtin më të përhapur në vend, sipas të dhënave të “Cancer Research UK”.
Megjithëse zakonisht prek personat më të moshuar, rastet tek grupmosha nën 50 vjeç po rriten, raporton Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Sana Sadoxai, ka identifikuar gjashtë shenja paralajmëruese të kancerit të zorrës që nuk duhet t’i injoroni:
– Kapsllëk ose diarre që nuk duket normale.
– Fekale shumë të holla që nuk kthehen në normale.
– Humbje e papritur peshe pa shkak.
– Lodhje e vazhdueshme pavarësisht gjumit të mirë.
– Gjak në tualet ose mbi letër higjenike.
– Ndjesia e vazhdueshme që zorrët nuk janë zbrazur plotësisht.
Ajo thekson se: “Këto simptoma nuk do të thonë gjithmonë kancer, por ndonjëherë po. Zbulimi i hershëm mund t’ju shpëtojë jetën.”
Shkaqet e sakta të kancerit të zorrës nuk njihen, por disa faktorë rrisin rrezikun: mosha, dieta e pasur me mish të kuq ose të përpunuar, mbipesha, aktiviteti i ulët fizik, pirja e alkoolit, duhani, historia familjare, sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe diabeti tipi 2.
Diagnostikimi bëhet përmes konsultës me mjekun, ekzaminimeve abdominale, kolonoskopisë, biopsive dhe testeve të gjakut. Për personat 50–74 vjeç, ofrohet gjithashtu skanimi rutinë i zorrëve çdo dy vjet. /Gazeta Shneta/


