Një studim i ri tregon se edhe ecjet e shkurtra ditore janë të dobishme për të parandaluar demencën, dhe nuk është kurrë vonë për të filluar.
Edhe pse disa vrapojnë për të qëndruar në formë, ecja e thjeshtë nuk duhet nënvlerësuar për përfitimet shëndetësore, shkruan burimi Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Mjekët shpesh debatojnë mbi numrin “magjik” të hapave që duhet bërë çdo ditë, por studimi tregon se edhe ecjet e shkurtra janë të efektshme.
Sipas studimit, 3000 deri në 5,000 hapa në ditë ngadalësojnë rënien njohëse tek të moshuarit me nivele të larta të një proteine specifike, të quajtur beta-amiloidin, e cila i bën ata më të prirur ndaj Alzheimerit. Kjo është rreth 2.2–3.5 kilometra, ose 1.2–2.2 milje.
Studimi, i zhvilluar nga Harvard Medical School dhe botuar në “Nature Medicine”, përfshiu rreth 300 persona. Ata që ishin më pak aktivë zhvilluan rënie të funksioneve të trurit, ndërsa ata që bënë 3,000–5,000 hapa shfaqën ngadalësim të rënies njohëse.
Sipas fizioterapeutit Ronan Briody, ecja aktivizon trurin më shumë se sa mendojmë, duke ndihmuar në navigimin dhe identifikimin e pengesave, ndërsa truri përpunon informacionin nga ambienti.
Ai vë re se njerëzit më pak aktivë kanë shëndet më të komprometuar të trurit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 150–300 minuta aktivitet fizik në javë, ose 30–60 minuta në ditë.
Ecja e rregullt gjithashtu ndihmon në uljen e inflamacionit dhe çliron molekula anti-inflamatore, ndërsa një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e sëmundjes.
Një paralajmërim i thjeshtë: nuk duhet të frikësoheni pa arsye, por simptomat e pazakonta duhet të kontrollohen gjithmonë. /Gazeta Shneta/


